November 8, 2022
Konkurs për staf në Dragash
Gjatë muajit qershor Organizata ‘Human Care’ ka filluar implementimin e projektit ‘Mjeku në shtëpi’ të financuar nga Ministria e Shëndetësisë
Përmes projektit synohet realizimi i vizitave shëndetësore për qytetarë, që mjekimin ta marrin në shtëpitë e tyre.
Ekipet mjeksore të organizatës ‘Human Care’ do të ofrojnë kontrolla shëndetësore për gjithë qytetarët, me fokus për vizita në shtëpitë e tyre për kategorinë e personave të palëvizshëm, lehonave, foshnjeve, pleqëve dhe invalidëve të luftës.
Në bashkëpunim e drejtoritë e shëndetësisë dhe mirëqenjes sociale të komunave ku implementohet projekti, është bërë përzgjedhja e pacientëve me nevoja për kontrolla. Gjatë muajit Qershor dhe Korrik kontrollat do të realizohen në Komunën e Lipjanit.
Leave a comment