+383 38 244 414

[email protected]

Human Care me kontrolla shëndetësore falas në Komunën e Drenasit

Drejtuesit e organizatës ‘Human Care’ Agim Qehaja dhe Shpëtim Potera u pritën në takim nga Kryetari i Komunës së Drenasit z.Ramiz Lladrovci.

Drejtori Agim Qehaja e njoftojë Kryetarin Lladrovci mbi aktivitetet e organizatës ‘Human Care’
veqanërisht mbi implementimin e projekteve në teren në fushën e edukimit shëndetësor dhe kontrollave shëndetësore.

Kryetari Lladrovci mirëpriti implementimin e projektit “Mjeku në shtëpi” në Komunën e Drenasit, dhe gatishmërinë e ‘Human Care’ që stafi shëndetësor nga Drenasi të mbajnë praktikë në kuadër të poliklinikës së ‘Human Care’ në Prishtinë.

wphumancare