+383 38 244 414

[email protected]

Përfaqësues të Organizatës ‘Human Care’, realizuan takim me Kryetarin e Komunës së Gjakovës Ardian Gjini.

Përfaqësuesit e Organizatës “Human Care”, Drejtori Agim Qehaja dhe Menaxherin Shpëtim Potera u pritën në vizitë nga Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

Në takim u diskutua mundësia e krijimit të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Gjakovës dhe Human Care në fushën shëndetësore.

Drejtori Qehaja njoftojë Kryetarin Gjini mbi aktivitetet e Human Care që po realizon në komunat e Kosovës në vetëdijesim të qytetarëve mbi rëndësinë e kujdesit shëndetësor.

Kryetari Gjini falënderoi përfaqësuesit e Human Care për kontributin e dhënë në dobi të qytetarëve, duke premtuar vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet komunës dhe organizatës.

wphumancare

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *