Pas përhapjes së Koronavirusit (Covid-19) në shumicën e shteteve të Evropës, Human Care në bashkëpunim me Komunën e Mamushës po realizojnë kontrolla të udhëtarëve të cilët po hyjnë në Kosovë nga këto shtete në pikën kufitare të Morinës.
Sipas OBSH-së numeri i të prekurve nga ky virus ka arritur mbi 92 mijë persona në botë.
Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, deri me tani asnjë person i infektuar nuk është paraqitur në Kosovë.
Kontrollat po realizohen në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Human Care dhe Komunës së Mamushës.