November 8, 2022
Konkurs për staf në Dragash
Përfaqësuesit e Organizatës “Human Care”, Drejtori Agim Qehaja dhe Menaxherin Shpëtim Potera u pritën në vizitë nga Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës Burim Berisha.
Në takim u diskutua mundësia e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Fushë-Kosovës dhe Human Care në fushën e edukimit shëndetësor.
Human Care ka qenë implementuese e projektit “Vetëdijesimi i grave rreth teknikave të vetëkontrollit rreth kancerit të gjirit dhe edukimi për mbajtjen e higjienës trupore dhe orale” në Fushë-Kosovë.
Kryetari Berisha falënderoi përfaqësuesit e Human Care për kontributin e dhënë në dobi të qytetarëve të Fushë-Kosovës e në veçanti të komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptas,
duke premtuar vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet komunës dhe organizatës.
Leave a comment